Home KRYESORE Flet presidenti i ri i SHBA-së, Trump: Do i bëj sërish krenarë...

Flet presidenti i ri i SHBA-së, Trump: Do i bëj sërish krenarë amerikanët

Vetëm pak çaste pas rezultatit që e nxori fitues dhe President të SHBA­ve, Donald Trump, iu drejtua me një fjalë përshëndetëse gjithë votuesve, atyre që mbështetën dhe atyre që nuk e votuan. “Faleminderit të gjithëve. Faleminderit të gjithëve.

Sapo mora një telefonatë nga sekretarja Clinton. Ajo na uroi neve, për fitoren dhe unë e uroj atë për fushatën që bëri. Hillary Clinton ka punuar fort për një periudhë të gjatë dhe ne u jemi asaj mirënjohës për shërbimet ndaj vendit. Unë mendoj se tani është koha që sot të bashkohemi në një.

Unë zotohem se do të jem president për të gjithë amerikanët. Ne tashmë do të punojmë bashkë për ta unifikuar këtë vend”­ tha Trump. Ai premtoi se të gjithë bashkë “ne do ta rindërtojmë këtë vend dhe ta rinovojmë Amerikën tonë. Burrat dhe gratë e harruar të këtij vendi, s’do jenë më të tillë.

Do të rindërtojmë infrastrukturën e këtij vendi”. Trump nuk harroi te falenderonte gjithe ata qe i ndenjen prane ne kete gare, duke nisur nga prinderit, vellai, motrat, femijet dhe gjithembeshtetesit. “Tani do të nisim punën tonë dhe do t’iu bëj sërish krenar”, tha në fund Trump.

Media

Share: