Home KRYESORE Skandali seksual/ Kolegia fundos Boçin: Denoncuesja erdhi me stafin e gjykatës në...

Skandali seksual/ Kolegia fundos Boçin: Denoncuesja erdhi me stafin e gjykatës në Kosovë

Shtetësja me inicialet R.I, që denoncoi skandalin seksual me kryegjyqtarin e Gjirokastrës Guximtar Boçi, ka udhëtuar një fundjavë me këtë të fundit, drejt Kosovës.

Një fakt i tillë është provuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda duke verifikuar hyrje­daljet në sistemit TIMS, mes kufirit me Shqipërinë dhe Greqinë. Veç kësaj prove, prokuroria ka administruar dhe një provë tjetër në dosje që vërteton udhëtimin e R.I, drejt Kosovës.

Një fakt të tillë e deklaron gjyqtarja Blerta Çibuku (Marku), e cila gjatë dëshmisë së dhënë dje para prokurorëve të çështjes ka treguar se shtetësja R.I, ka qënë pjesë e një udhëtimi në Kosovë, udhëtim ky që është kryer me të gjithë stafin e gjykatës së Gjirokastrës.

Sipas, gjyqtares Çibuku, ajo ka vënë re se në automjetin ku udhëtonin gjyqtarët ishte dhe shtetësja R.I, të cilës ajo i gjykonte një kërkesë padi për ndarjes së një pasurie.

E pyetur nga prokurorët se në çfarë cilësie ishte bërë kjo shtetase pjesë e vizitës së gjyqtarëve në Kosovë Çibuku nuk ka qënë në gjëndje të japë shpjegime për këtë pjesë, duke pohuar se vetëm e kishte parë në makinë dhe se s’ka pasur asnjë komunikim me të gjatë kësaj vizite dy ditorë në Kosovë.

Prokuroria thotë se pjesë e kasaj vizite ka qënë dhe kryeqjyqtari i Gjirokastrës Guximtar Boçi, i cili ka qënë organizatori i kësaj vizite e zhvilluar gjatë vitit 2015.

Share: