Home KRYESORE Zbulohet plani i atentateve, ISIS-i do sulmonte DISNEYLAND PARIS, Champs-Elysees dhe tregun...

Zbulohet plani i atentateve, ISIS-i do sulmonte DISNEYLAND PARIS, Champs-Elysees dhe tregun e Krishtlindjeve

Policia franceze ka zbardhur detajet e atentatit që kishin planifikuar të bënin 7 personat e arrestuar për dyshime në lidhje me terrorizmin, (dy prej të cilëve u liruan më vonë për mungesë provash).

Personat që u ndaluan pak ditë më parë nga autoritetet franceze në dy qytete, Strasburg dhe Marsejë, kishin bërë një plan të detajuar për të goditur Francën në fund të vitit me disa atentate të njëpasnjëshme në qendrat më të populluara, përfshirë edhe Disneylandin në Paris, ku do të shkaktonin edhe viktima mes fëmijëve.

Shënjestrat e tyre ishin veç tregut të Krishtlindjeve dhe Disneylandit, edhe një stacion metroje, disa bar kafe dhe një rajon policie, njoftuan autoritetet franceze. /360grade.al

Media

Share: