Home KRYESORE “KATHIMERINI” – Shqipëria në BE me kushte të caktuara

“KATHIMERINI” – Shqipëria në BE me kushte të caktuara

Shqipëria do të marrë anëtarësim në BE vetëm nën kushte të caktuara, theksohet në letrën e shefit të diplomacisë greke drejtuar si përgjigje deputetëve nga partia opozitare Demokracia e Re, Dora Bakojani dhe Janis Kefalojanis, të cilët kërkuan sqarime lidhur me raportin mbi përparimin e Shqipërisë, përgatitur nga Komisioni Evropian për pritshmërinë mbi hapjen e negociatave.

“Qeveria aktuale në Athinë nuk ka ndërmend të përsërisë gabimet për Shqipërinë që bënë qeveritë e kaluara greke”, theksoi kryediplomati Nikos Kocias në letrën e tij.

“Siguroj deputetët se, ndryshe nga qeveritë e mëparshme greke, gjatë mandatit të të cilave Shqipëria hyri në NATO dhe mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, pa i përmbushur kushtet e duhura, sidomos ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të pakicave, qeveria e tanishme nuk ka ndërmend të përsërisë gabimet e tyre” theksoi Kozias në përgjigjen drejtuar deputetëve dhe cituar nga gazeta Kathimerini.

Share: