Home KRYESORE Kokëdhima paraqitet si misionar: Po të ketë garë kandidoj për kryetar të...

Kokëdhima paraqitet si misionar: Po të ketë garë kandidoj për kryetar të PS-së!

I ftuar në studion e Mustafa Nanos, ish-deputeti i PS-së Koço Kokëdhima mohoi të ketë nisur kritikat ndaj Ramës vetëm pasi “e pësoi” prej tij.

“Ky nuk është rasti im” – mohoi Kokëdhima duke shtuar se nuk ka për ta mohuar asnjëherë miqësinë me Edi Ramën, dhe se Edi Rama nuk ka për të qenë armik i tij!

Pyetjes së Nanos, nëse “do të kishte kandiduar për të marrë kreun e PS-së në rrethanat që do të adoptohej praktika e primareve”, ai iu përgjigj në mënyrë pohuese.

“Zëri yt është i rëndësishëm në këtë vend, por problemi yt është se ti nuk je misionar. Ti duhet të bësh misionar si unë”, – tha Kokëdhima duke iu drejtuar Mustafa Nanos!

Share: