Home KRYESORE Plumba në kokë dhe në gjoks emigrantit shqiptar në Athinë

Plumba në kokë dhe në gjoks emigrantit shqiptar në Athinë

Një emigrant shqiptar është vrarë në Athinë, në vendin e quajtur “Luca” në periferi të kryeqytetit grek.

Viktima është identifikuar si Kosta Pojani nga Berati, 57 vjeç. Sipas raportimeve në mediat greke ai është qëlluar me një karabinë në gjoks dhe në kokë teksa po shkonte për në punë gjatë orëve të paradites.

Autori i krimit mësohet të jetë një shtetas qipriot, i cili u dorëzua në poli pak pas ngjarjes, por pa dhënë ende shpjegime për krimin.

Dyshohet se mes viktimës dhe autorit të ketë pasur mosmarrëveshje kohët e fundit.

Trupi i emigrantit shqiptar ndodhet ende në morgun e Athinës për të kryer ekspertizën.

Një ditë më parë një tjetër emigrant shqitar në Athinë u qëllua me çifte nga një person i paidentifikuar ende. Ai ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje./LAPSI.AL/

Share: