Home KRYESORE Nëna e 22 -vjeçarit që u var në qeli: E dua të...

Nëna e 22 -vjeçarit që u var në qeli: E dua të gjallë, s’e kam rritur me hashash

Përmes lotësh, nëna e 22 vjeçarit Estref Halili thotë se i biri nuk ishte kriminel.

Ajo thotë se i ka rritur fëmijët me ndershmëri në gjendje të keqe ekonomike.

“Çfarë bëri djali im! I kam rritur me duar. Në çfarë gjendje jam unë. Nuk kam shitur as hashash, as drogë. Fëmija u gënjye dhe piu një cigare. Pi e gjithë e bota. Unë nga shteti dua djalin gjallë. Ma morën të gjallë, e dua të gjallë. Me zor e kam rritur. Nuk e kam rritur me hashash. Pyesni çfarë familje jemi ne”,vajton ajo.

I riu u vetëvra në burgun e Rrogozhinës mbrëmjen e shkuar. Shokët e tij e gjetën thuajse pa jetë në banjon e qelisë, të vetëvarur me xhaketën e tij./Ora News

Share: