Home KRYESORE PD: Rama fut në burg 22-vjeçarin me 3 gram hashash, por jo...

PD: Rama fut në burg 22-vjeçarin me 3 gram hashash, por jo Klement Balilin

Partia Demokratike ka reaguar sot ldidhur me vdekjen e 22-vjecarit Estref Halili një ditë më parë në qelinë e paraburgimit në Peqin. Grida Duma tha se kryeminstri Rama i jep mbrojtje Klemend Balilit, të cilin e kërkon gjysma e policive të Evropës, ndërsa dërgohet në burg për 3 gram kanabis një i ri 22-vjeçar dhe më pas shtyhet drejt vetëvrasjes në qeli.

“Në shërbim të trafikantëve, të krimit të organizuar, të bandave që kontrollojnë drogën në rajon, dhe i dhunshëm me të pamundurin, me të vobektin që është kapur me 3 gram hashash. Kjo është padrejtësia që ka mbjellë ai, në këtë vend, që po trondit sot shoqërinë, që po vret shpresën.

Ne e dimë se frymëzuesi e kësaj klime është Edi Rama, por ata që kanë direkt dorë në vdekjen e 22 vjecarit, duhet të dalin para drejtësisë.

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë me urgjencë dhe seriozitet të gjithë procedurat që janë ndjekur nga policia dhe autoritetet e burgjeve në rastin e 22 vjecarit Estref Halili. Të hetojë e të nxjerrë para ligjit përgjegjësit”, tha Duma.

Share: