Home KRYESORE Ja pse nuk u arrestua Balili nga maji në dhjetor 2016 sipas...

Ja pse nuk u arrestua Balili nga maji në dhjetor 2016 sipas drejtorit Cipa

“Nuk kishim urdhër nga Prokuroria, ndaj nuk e ndaluam më herë Klemend Balilin” – me këtë argument, Drejtori i Përgjithshëm i Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa ka shpjeguar në studion e “Opinion” arsyen pse Klemend Balili nuk u mbajt në vëzhgim në momentin kur erdhën sinjalizimet që ai ishte një krerët e drogës.

Në fjalën e tij Çipa tha se për ndalimin e Balilit nuk kishte ende një urdhër nga Prokuroria siç e kërkon ligji.

“Policia ka ndërmarrë hapat e vetë por nuk ka qenë kaq e lehtë që të arrestonim një person të lirë. Madje në datat 7-18 maj nuk mund ta mbanim as në kontroll”, – deklaroi Çipa./lapsi.al

Share: