Home KRYESORE Manjani sulmon Tahirin: Këta janë punonjës policie apo militantë partie?

Manjani sulmon Tahirin: Këta janë punonjës policie apo militantë partie?

Vendimi i Ramës për largimin e Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm, nuk është pritur mirë nga punonjësit e policisë.

Në forma të ndryshme, ata kanë shprehur trishtimin për largimin e Tahirit por njëkohësisht dhe vlerësime e falenderime.

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një status të tij në twitter ka reaguar lidhur me këtë reagim dhe qendrim të punonjësve të policisë.

Sipas Manjanit, kjo është policia që nuk duam.

“Policia e cilit vend të NATOs falenderon ministrin?! Këta janë punonjës policie apo militantë partie? Kjo është policia që nuk duam!”, shkruan Manjani në rrjetin social.

Share: