Home KRYESORE Putin liron nga burgu kreun e opozitës

Putin liron nga burgu kreun e opozitës

Një bashkëpunëtor i liderit opozitar rus, Aleksei Navalny ka thënë se kritiku i Kremlini është liruar nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin prej 15 ditësh burgim, për shkak të organizimit të protestave anti-korrupsion në Moskë.

Bashkëpunëtori i Navalny, Leonid Volkov, u ka thënë gazetarëve, të cilët ishin mbledhur para ndërtesës së burgut, se ai ishte dërguar në një ndërtesë tjetër në Moskë, prej ku ishte liruar nga burgu.

Navalny ishte dënuar me 15 ditë burgim për organizimin e protestave të 26 marsit. Qeveria ruse ka thënë se protestat ishin të paligjshme, pasi autoritetet në Moskë nuk kishin dhënë leje për mbajtjen e tyre.

Më 26 mars, në dhjetëra qytete në mbarë Rusinë u organizuar protesta anti-qeveritare. Vetëm në Moskë u arrestuan mbi 1 mijë persona./lapsi.al

Share: