Home KRYESORE Akademikët dhe besimtarët: Ngjarja në Manchester na tronditi

Akademikët dhe besimtarët: Ngjarja në Manchester na tronditi

Akti terrorist në Manchester që ndodhi një ditë më parë me një bilancë viktimash prej 22 persona, është një tjetër dëshmi se si sulme të tilla ekstremiste vijojnë të jenë një kërcënim real për botën. As Shqipëria nuk mund të jetë imun ndaj akteve të ndryshme terroriste, ndaj akademikët ekspertë e sigurisë dhe komunitetet fetare po tentojnë të punojnë më shumë me edukimin e të rinjve me qëllim parandalimin e tyre.

Rektori i Universitetit Beder, Fedinand Gjana, në një konferencë me ekspertë të njohur në fushën e sigurisë e vuri theksin në përpjekjet që mund të bëhen në disa drejtime për të shmangur tendencën ekstremiste.

Dom Gjergj Meta: Edukimi ka shumë forma, shkolla, komunitetet fetare, por mbi të gjitha është familja. Një familje e shëndoshë nxjerr edhe persona të shëndetshëm nga pikëpamja e qasjes në shoqëri. Lajme të tilla të tronditin. Jemi në një luftë, Papa Francesku ka thënë është Lufta e Tretë Botërore që po bëhet pjesë pjesë. Lutemi për më të mirën.

Gjithashtu, akademikët dhe besimtarët shprehen tronditjen nga sulmi terrorist në Mancester.

Share: