Home KRYESORE Ç’farë thotë Eneda Tarifa 1 vit pas largimit nga “Portokallia”?

Ç’farë thotë Eneda Tarifa 1 vit pas largimit nga “Portokallia”?

Këngëtarja Eneda Tarifa ka qënë për disa vite bashkëprezantuese e spektaklit të humorit ‘Portokalli’ ku përveç prezantimit realizonte edhe disa sekuenca rolesh dhe këndonte. Bashkë me Salsano Rrapin ajo vijoi këtë projekt, më pas dyshes ju shtua Xhemi Shehu ku të tre moderuan spektaklin derisa Tarifa u largua vitin e kaluar.

Kujtojmë që asokohe, pas largimit të artistes nga ky spektakël, qarkulluan disa fjalë se largimi nuk ishte shumë i ‘këndshëm’. Në një intervistë të asaj kohe, këngëtarja tha për ‘Bluetooth:

Largoheni vetëm ju, apo edhe Xhemi me Salsanon?

Jo, vetëm unë do të largohem. Xhemi me Salsanon do të vazhdojnë.

Pse mendon se ju larguan ju dhe jo një prej tyre?

Këtë nuk di ta them, duhet të pyesni drejtuesit. Ndoshta për më mirë, sepse mund të kem një program vetëm fare, për shembull. Por në fakt këngëtaren nuk e pamë më në një projekt tjetër në ‘Top Channel’.

Ermal Mamaqi ka vijuar më tej duke e pyetur nëse do të donte të kthehej më në ‘Portokalli’ dhe nëse e hoqën apo u largua vet. “Këto janë pyetje retorike, pa përgjigje, më mirë vendose edhe ti këtë pyetje në foton në ‘Facebook’, krah një million shqiptarëve që më bëjnë të njëjtën pyetje”, ka thënë ajo./360grade.al

Share: