Home KRYESORE Propozimi/ Ja cila qe oferta e fundit e amerikanit Yee

Propozimi/ Ja cila qe oferta e fundit e amerikanit Yee

Oferta më e fundit që i është bërë Bashës dhe Ramës nga emisari amerikan Hoyt Brian Yee, ka qenë një shartim mes asaj që ka lënë disa ditë më parë mbi tryeza i dërguari i PPE, McAllister dhe asaj që ka propozuar Rama në takimin e thirrur nga Nishani, pra plus një zv/ kryeministër për opozitën. Kjo paketë e pranuar si më e mira e ardhur deri më tani nga aleatët e PD-së mendohet se e ka future në mendime një pjesë të opozitës. Burime të brendëshme nga PD-ja bëjnë të ditur se plus këtyre nga selia blu po kërkohet një shtyrje e zgjedhjeve në datën e fundit të korrikut, votimi elektronik dhe një mbikqyrje e madhe e zgjedhjeve e dirigjuar kryesisht nga amerikanët.

McAllister i jepte opozitës 4 ministri, i ofronte president konsensual dhe kreun e KQZ-së, të bashkuara këto me shtyrjen dyjavore të zgjedhjeve.

Por paketa e ish të dërguarit të PPE-së nuk është pranuar nga Lulzim Basha i cili u largua nga pallati i Kongreseve sapo i’u dorëzua ajo dhe nuk pranoi të firmoste asgjë më pak se largimi i Ramës dhe qeveria teknike.

As Rama, megjithëse u duk sikur e pranoi fillimisht propozimin, disa ditë pas njohjes me të ofroi shumë më pak. Rama megjithëse vuri veton për datën e zgjedhjeve dhe për karrigen e tij nuk qe i gatshëm të jepte as postet ministrore. Një zv/kryeministër dhe 3 zv/ministra, qe paketa e propozuar nga Rama.

Duket sikur Yee, i cili po përjeton ditët e fundit në detyrën e lartë diplomatike të ndihmës Zv/sekretarit të shtetit, i ka mbledhur pjesët më të mira të të dyja propozimeve, pra të Mc Allister dhe Ramës për të ofruar atë që quhet si “paketa +”, për të cilën Rama por sidomos Basha do të ketë deri të mërkurën kohë për të dhënë përgjigje. (Lapsi.al

Share: