Home KRYESORE Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë, ja reagmi i ambasades amerikane

Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë, ja reagmi i ambasades amerikane

Pas tërheqjes së Kryeministrit Rama nga zgjedhjet vendore të Kavajës ka reaguar edhe Ambasada Amerikane e cila e ka përshëndetur këtë vendim, duke thënë se kjo do të ndikojë në procesin e dialogut.

REAGIMI I PLOTE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet thirrjen e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve bashkiake në Kavajë me qëllim që të ruhet përqendrimi i qeverisë dhe opozitës tek procesi i dialogut. Nxisim vazhdimin dhe përshpejtimin e procesit të dialogut sepse koha që mbetet për t’i zgjidhur çështjet me anë të negociatave përpara zgjedhjeve të 18 qershorit është e kufizuar. Mbështesim të drejtat e shqiptarëve për të protestuar paqësisht dhe nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mos angazhohen në akte që mund të nxisnin hunë, veçanërisht akte që ndikojnë në aftësinë e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik!

Share: