Home KRYESORE Takimi Rama-Basha 2, zbulohen detajet e para

Takimi Rama-Basha 2, zbulohen detajet e para

Pas rreth 60 minutash, Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Opozitës, Lulzim Basha pritet të takohen sërish. Edhe këtë herë formati pritet të jetë i njëjtë, Rama i shoqëruar nga Gramoz Ruçi, kryetarë i grupit kuvendorë dhe Basha i shoqëruar nga Edi Paloka, kryetarë i grupit kuvendorë. Takimi do të zhvillohet sërish në Presidencë, aty ku Bujar Nishani do të jetë dhe drejtuesi i negociatave, ashtu si ndodhi dhe mëngjesi i djeshëm. Ajo që bije në sy është fakti se takimi vjen pas dy deklaratave tërësiht radikalëve të Ramës dhe Bashës.

I pari tha se zgjedhjet nuk do shtyhen dhe nuk do të ketë më lëshime për opozitën. Basha theksojë se është gati të bllokojë proçesin zgjedhorë në Kavajë dhe për këtë ka mbështetjen e të gjithë popullit që kërkon zgjedhjet të lira e të ndershme dhe që është kundër oligarkisë së krijuar nga Rama. Deklaratë kërcënuese sot ka ardhur edhe nga Berisha, që tha se mëshira ka një kufi, duke ju drejtua Ramës. Pra, palët me pak fjalë përmes qëndrimeve të tyre publike u dukën mjaft larg njëra-tjetrës, edhe pse Presidenti që në krye të herës theksoi se negociatat po vijojnë për kontakteve të vazhdueshme. Ajo që ra në sy sot ishte fakti se Rama në mëngjes takojë Ambasadorin e SHBA, Donald Lu, ndërsa më tej doli në një deklaratë për mediat, ku theksoi se Basha po luante me bllofin, por kjo u kuptua nga faktori i huaj dhe për këtë ai ndihej mjaft i relaksuar dhe në këtë prizëm, Rama nuk pranonte të lëshonte më pe ndaj opozitës, duke mos pranuar më platformën McAllister.

Nga krahu tjetër Basha thirri në një takim në selinë blu, Ambasadorët e BE-së në Tiranë. Takimi zgjati tre orë dhe askush ende nuk di të thotë se cilat ishin përfundime te takimit. Por ajo që ra në sy ishte se fill pas këtij takimi dhe deklaratës së Ramës, Donald Lu shkojë sërish në zyrën e Ramës, duke zhvilluar një takim të dytë me kryeministrin dhe pas së cilit Presidenti deklaroi se në orën 19:00 Rama e Basha do të ulen sërish në tryezë. Këtu lind pyetja nëse ishte Lu një arkitekt i këtij takimi? Lapsi.al, në një shkrim të tij sqaron se,

“Tratativat e Donald Lu dhe ambasadorëve të tjerë kanë detyruar Edi Ramën dhe Lulzim Bashën të shkrijnë barrikadat që kishin ngritur ndaj njëri-tjetrit. Rama dhe Basha do të takohen pasditen e sotme në ora 19:00 në Presidencë.

Nën presionin e ndërkombëtarëve, palët do të ulen sërish të zhvillojnë negociata, kur vetëm pak orë më parë në deklaratat e tyre, refuzonin të lëshonin për njëri-tjetrin”, shkruan portali në fjalë./360grade.al/

Share: