Home KRYESORE Lefter Koka i përgjigjet dyshes Rama-Basha: Nuk ka gjë, që na ndal!

Lefter Koka i përgjigjet dyshes Rama-Basha: Nuk ka gjë, që na ndal!

Pas konferencës për shtyp të nënkryetares së LSI-së Kejdi Mehmetaj për denoncimin ndaj tre ministrave dhe zv.kryeministres, ka reaguar Lefter Koka.

“Nuk ka gjë, që na ndal! Forca jonë buron nga energjia e pashterueshme e rinisë!

Duke ndarë me të rinjtë e LSI, Rajoni 4, Durrës entuziazmin për një fitore të sigurtë e të padiskutueshme si Forcë e Parë, jo vetëm në Durrës, por në çdo qark të vendit.
Shqiptarët do të votojnë nr. 1, shansin për ta, shansin për fëmijët e tyre!”, deklaron Koka.

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj tha se “Oligarkia që është në grahmat e saj të fundit nuk mund t’i trembë dhe as t’i frikësojë qytetarët shqiptarë, të cilët e kanë kuptuar përfundimisht që përballë të keqes së tyre kanë vetëm një shans, votën për LSI-në, forcë të parë më 26 qershor. Asgjë nuk e ndalon fitoren e LSI-së, sepse ajo është partia e të rinjve dhe jo partia e oligarkisë”…

Share: