Home KRYESORE Silva Gunbardhi rrëfen marrëdhënien me vjehrrën: Në fillim më rrinte ftohtë

Silva Gunbardhi rrëfen marrëdhënien me vjehrrën: Në fillim më rrinte ftohtë

Silva Gunbardhi ka rrëfyer në emisionin e Rudinës marrëdhënien e saj me njerëzit jashtë botës së muzikës dhe skenës. Ajo ka folur për raportet me vjehrrën, e cila është në pjesën më të madhe të kohës eshte edhe kujdestarja e të birit, pasi këngëtares i duhet të dalë jashtë vendit për të realizuar koncertet ku është e ftuar.

Unë nuk e kam quajtur ndonjëherë vjehrrë, madje edhe në bisedat që bëj me mikeshat e mia. Jemi si shoqe. Ne kemi katër vjet që njihemi, më shumë se katër në fakt, se unë me Dafin kemi qenë shokë më parë. Kemi një marrëdhënie të mirë, por e di çfarë?

Unë e kam vënë re, vjehrra ime do vetëm pak kujdes kur flet me të….” – tregon Silva, por nuk e lë me kaq pas ngacmimit të mëtejshëm të Rudinës: “Në ç’kuptim do kujdes?” Në kuptimin që është shumë e ndjeshme dhe duhet të tregohesh e kujdesshme, vetëm kaq do, fjalën e mirë. Në fakt, kjo është për të gjitha nënat – fjalën e mirë duan të gjitha …”, shkruan Class.

Por nuk e kishte ditur që pas ekranit, vjehrra e priste për t’i bërë një surprizë live (ndoshta nuk do t’ia kishte zbuluar as pikën e dobët), e cila e la këngëtaren pa fjalë: “Silva, unë falënderoj Zotin që ti je pjesë e familjes sonë. Ti je nusja më e mirë në botë, ti nuk je nuse në fakt, por ti je si gocë, si shoqe, ti kujdesesh për të gjithë… të duam shumë Silva” – i tha vjehrra nga ekrani.

E emocionuar si asnjëherë, Silva tha se këtë nuk e kishte pritur. Duke e ditur natyrën e fortë dhe të ftohtë të Naxhit (kështu i thërret ajo së vjehrrës), vështirë se mund ta mendonte që ajo të dilte para kamerave: “Dhe unë që po mendoja ‘ç’ka Naxhi që po më rri kaq ftohtë këto ditë’” – tha Silva me të qeshur pa e ditur se “qëndrimi i ftohtë” i vjehrrës kishte një arsye të fortë. Prapa të gjithë kësaj surprize, dihet kush është organizatori – Dafi, bashkëshorti i saj, i cili arriti të bindë edhe të ëmën ta përshëndetë të renë nga ekrani.

Share: