Home KRYESORE Tomor Alizoti: Basha nuk merr vesh nga kjo punë!

Tomor Alizoti: Basha nuk merr vesh nga kjo punë!

Analisti dhe anëtar i PD-së, Tomor Alizoti është një nga emrat publik që ka dalë kundër drejtimit të Lulzim Bashës dhe vendimit të tij për të mos u tërhequr nga drejtimi, por duke shkuar në zgjedhjet e 22 korrikut për kreun e partisë, si kryetar i vetëngrirë.

Alizoti u shpreh në studion e “Opinion”, se Lulzim Basha është një nga aktorët kryesor të humbjeve të zgjedhjeve të 25 qershorit. Për këtë humbje, ai dha argumentet e tij.

“Si kërkon në 2 javë të bësh një analizë të një humbje totale? Vijmë nga një sistem totalitar dhe modeli Rama është një shembull i keq. Zotëria që është aktualisht, nuk ka zë politik dhe nuk mund të bësh me faj kundërshtarët për humbjen e betejës. Të bëjmë analizën reale, Republika e Re, listat personale, unë jam unë. Mendimi im personal është se ai nuk merr vesh nga kjo punë.” – tha Alizoti raporton Lapsi.al.

Share: