Home KRYESORE Tonelatat e drogës me Shqipërinë shkaktojne sherr në parlamentin grek

Tonelatat e drogës me Shqipërinë shkaktojne sherr në parlamentin grek

Një sherr në parlamentin grek nxjerr në pah sërish Shqipërinë, trafikun e drogës e mbi të gjitha kalimin e 5 tonëve heroinë nëpërmjet vendit tonë.

Ka qenë një seancë për atë që konsiderohet si skandali “Noor 1”, në të cilën deputetët e parlamentit grek kanë folur hapur në lidhje me trafikun e drogës në vendin e tyre, por që sipas tyre janë liderët e opozitës të cilët kanë përkrahur trafikun e drogës me Shqipërinë. Nga foltorja e Parlamenti grek, Ministri i Mbrojtjes i Greqisë dhe njëherësh kryetari i Partisë së Grekeve të Pavarur, Panos Kamenos, akuzoi opozitën dhe liderin e partisë Demokracia e Re, Micotaqis si dhe ish-liderin, Kostas Karamanlis, për përfshirje e përkrahje të këtij karteli.

Sasitë për të cilat është folur në këtë seancë debati të pazakontë me përfshirje kartelin e drogës së vendit të tyre dhe të Shqipërisë, bëhet me dije se është vënë nën akuzë direkt Kostas Karamanlis, ndërsa lënda narkotike ka mbërritur nga Irani dhe ka kaluar nëpër vendin tonë dhe Kosovën.

Nga foltorja e Parlamenti grek, Ministri i Mbrojtjes i Greqisë dhe njëherësh kryetari i Partisë së Grekeve të Pavarur, Panos Kamenos, akuzoi opozitën dhe liderin e partisë Demokracia e Re, Micotaqis si dhe ish-liderin, Kostas Karamanlis, për përfshirje e përkrahje të këtij karteli.

Droga transportohej me dy anije kontejner të kompanisë G-TANKERS në pronësinë e Makis Janusakis. Një nga këto anije quhet “LEONA”. Ndër provat kryesore që çuan në zbulimin e këtij grupi të strukturuar të trafikut ndërkombëtar te lendeve narkotike, ku përfshihet edhe Shqipëria, janë tabulatet e telefonave të dy vëllezërve dhe rrjedhja e informacionit nga një prej bashkëpunëtorëve të tyre./lapsi.al

Share: