Home KRYESORE Ed Paloka vs Ed Rama për takimin e Kryeministrave: Afrimi i Shqipërisë...

Ed Paloka vs Ed Rama për takimin e Kryeministrave: Afrimi i Shqipërisë me Serbinë na rrënoi njëherë…

Kreu i grupit parlamentar të partisë demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me takimin e kryeministrave të Ballkanit në Durrës. Paloka në statusin e tij në facebook, bën një krahasim midis kohës së Enver Hoxhës, për të cilin thotë se pranoi propozimin e Titos për bashkim ekonomik me Jugosllavinë dhe e gjithë ajo ngjarje fshihte qëllime politike, ndaj edhe ai kërkon që të bëhet transparencë në lidhje me këtë takim.

Statusi i plotë i Palokes>

Ne periudhen e mjaltit me Titon, Enver Hoxha pranoi propozimin per bashkimin ekonomik te Shqiperise me Jugosllavine. Sic do te pranonte vete diktatori pas “prishjes” me dashurine e pare ne kampin komunist ( jugosllavet formuan PK te Shqiperise dhe vune Hoxhen ne krye te saj), bashkimi ekonomik me Jugosllavine fshihte qellimin politik te bashkimit te Shqiperise me Jugosllavine ne kuadrin e federates.

Nderkaq, zbatimi i planit, per aq kohe sa u zbatua, shenoi rrenimin e plote dhe te asaj ekonomie qe kishte Shqiperia ne ate periudhe. Pa marre persiper as rolin e historianit e as ate te specialistit ne ekonomi, thjesht si qytetar i ketij vendi, do doja qe te behej transparence per kete “bashkim” te ri , informacioni per te cilin deri tani ka mbetur ne kuadrin e thashethemeve. Nje gje eshte e konfirmuar te pakten deri me sot ( perfshi takimin e Triestes); i vetmi vend qe nuk ka perfituar eshte Shqiperia e Rames.

Share: