Home KRYESORE Kina: Një hije e errët po i afrohet botës pas viteve të...

Kina: Një hije e errët po i afrohet botës pas viteve të paqes!

Një hije e errët po i afrohet tokës pas më shumë se gjysmë dekade paqe. Kjo ishte deklarata e bërë nga presidenti kinez Xi Jinping, pasi Koreja e Veriut kreu testin e saj të gjashtë bërthamor (lexo më poshtë në faqen e lapsi.al mbi testin e bombës me hidrogjen”.

Ai nuk iu referua drejpërdrejtë shpërthimit të së dielës në fjalimin e përvitshëm të BRICS, 5 vendeve të mëdha me ekonomi në zhvillim: Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrika e Jugut. Por ai i tha audiencës së vetëm përmes dialogut dhe konsultimeve “mund të shuhen flakët e luftës”.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur SHBA ka kërkuar më shumë impenjim nga Pekini për të zgjidhur situatën me dialog me Korenë e Veriut, madje duke e akuzuar Kinën për neglizhencë. /Lapsi.al

Share: