Home KRYESORE Rama paralajmëron lëvizje në arsim:

Rama paralajmëron lëvizje në arsim:

Tashmë që do qeverise i vetëm për katër vitet e ardhshme, duket se asgjë nuk e ndalon dot Edi Ramën ta reformojë siç do ai administratën publike. Sot nga Vlora ku po zhvillonte një takim me drejtuesit e administratët ai ka renditur disa problem të kësaj të fundit dhe ka paralajëmruar skanime e kontrolle.

Rama u ndal edhe tek arsimi duke thënë se do të ketë lëvizje të rëndësishme në arsim, konkretisht në drejtimin e shkollave në vend.

“Është hapur loja dhe është bërë baltë me drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave, sidomos në ato raste kur konstatohet nivel shqetësues injorance i drejtuesve, që janë nën nivelin e mësuesve, e për këtë arsye 300 mësuesit më të mirë do të ftohet të drejtohen shkollat në vend në vend të 300 drejtorëve më problematikë, as duam ta dinë ne se për kë votojnë mësuesit dhe a e duan a se duan partinë tonë, fare zero” – tha Rama.

Share: