Home KRYESORE Habit Mero Baze, krahason Ramën me Berishën

Habit Mero Baze, krahason Ramën me Berishën

Vendimi i Edi Ramës për të caktuar 12 ushtarakë në lirim si perfektë të rinj të vendit është sipas gazetarit Mero Baze, një lëvizje pa thelb vetëm për të krijuar lajm. Dhe nisur nga ky përfundim, në editorialin e tij në gazetën Tema, Baze arrin deri në pikën sa ta krahasojë ramën me Berishën.

Sipas tij ata “kur nisen të bëjnë diçka, nuk e kanë mendjen tek përmbajtja, por tek zhurma. Përshembull, kur Berisha shpik një lajm, nuk e ka fare mendjen tek përmbajtja. Thotë disa herë me mendje si do të jetë titulli i atij lajmi nëpër gazeta, e përsërit me zë të lartë, dhe pastaj sajon dhe lajmin” shkruan Baze dhe shton.

“Të përpiqesh të gjesh arsye politike apo administrative pse Edi Rama ka zgjedhur 12 ushtarakë për prefektë të Shqipërisë, është një mision i dështuar. Vendimi në tërësinë e vet duket se ilustron më shumë metodikën dhe mesazhet që kërkon të japë kryeministri, kur merr vendime të tilla, se sa ndonjë sfidë që kërkon formim ushtarak në administrim”./lapsi.al

Share: