Home KRYESORE Konfirmohet rikthimi i Adi Krastës në televizion, ja në cilin spektakël do...

Konfirmohet rikthimi i Adi Krastës në televizion, ja në cilin spektakël do ta shohim

Një ndër festivalet më të rëndësishëm dhe më të ndjekur ndër vite është padyshim Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, i cili pritet të mbahet si zakonisht në dhjetor.

Më në fund është zbuluar dhe prezantuesi i tij.

I ftuar në emisionin “Studio e hapur”, moderatori Adi Krasta konfirmoi se do të jetë pikërisht ai që do të ngjitet në skenën e festivalit për ta drejtuar atë, ashtu siç ka bërë shumë vite më parë, kur festivali thuajse identifikohej me figurën e tij.

 “Po bashkëpunoj me Pali Kuken, një festival të 56, që unë i them dua të bëjmë ‘San Remo’ me shaka. Duam të bëjmë një festival të mirë. Me një skenografi shumë të mirë. Do bëjmë intervista të mira, me të ftuar të veçantë të mirë. Do ta prezantoj festivalin me shumë njerëz.” – u shpreh Krasta në emision.

Screenshot_5.jpg

Share: