Home KRYESORE Matriarkati po drejton! Nga Ylli Dylgjeri

Matriarkati po drejton! Nga Ylli Dylgjeri

Sot në Tiranë Monika Kryemadhi Kryetare e LSI bëri thirrje për revoltë qytetare para parlamentit. Më pas, deputetja e PD Grida Duma doli në panel duke përsëritur thirrjen… Nesër në Bruksel Mogherini, fton politiken rajonale, per reflektim e ndryshim.

Qeveria duhet të ketë në krye të axhendës së saj luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është ky sugjerimi i ambasadores së Holandës në Shqipëri, Dewi Van de Weerd, në një intervistë dhënë për “Monitor”.

Ne Gjermani, në shtetin me te fuqishem europian zonja Merkel përgatitet per mandatin e kater ne drejtim…

Edhe në treshen e “përzgjedhur në drejtësi” për Prokurore të Përkohshme dallon kandidatja Marku. Po kështu edhe në forcat armatosura, arsim, kulture, etj. drejtojnë gratë. Për te mos e zgjatur…edhe në shkallën e apartamentit ku banoj, administratorja është grua.

Po vazhdoj më brënda, duke hyrë në shtëpi. Dhe këtu më drejton gruaja. Rastësi? Jo. Kohët moderne janë rikthyer në lashtësi.

Matriarkati po drejton.

Ti dëgjojmë…

Share: