Home KRYESORE Go ahead, President, Kryeministër e Kryeparlamentar, ose lëshoni rrugë!

Go ahead, President, Kryeministër e Kryeparlamentar, ose lëshoni rrugë!

Nga Fadil Maloku

Koha për reflektim shtetndërtues, është tani!

1. Acarimi që po ndodhë aktualisht, në nivel global, kontinental, e rajonal midis Rusisë (alias; lindjes) dhe SHBA-ve (alias perëndimit) shkaku i dëbimit të spiujve rus…, është rast ideal që duhet të shfrytëzohet nga ne, si pretekst ideal; për ta vorrosur pretendimin “historik” të shtetit serb për Kosovën “si djep” të saj!

2. Por, i gjithë ky pretendim e synim real në horizont…, nuk mund të arrihet dot pa një konsenzus (qoftë edhe i heshtur!) mes subjekteve aktuale politike, dhe pa një kordinim mes mentorëve të shtetndërtimit.

3. Andaj, go ahead President, Kryeminister, e Kryeparlamentar! Me mandat kushtetues, u takon Juve, që ta bëni një ofertë të re substanciale gjithë spektrit politik dhe dashamirëve të interesit shtetërorë e kombëtar të Kosovës. Të paktën ngrini, përkohësisht, inatet, ndërskamcat, dhe dallimet ndërpersonale, ndërpartiake, e ideologjike. Ndryshe, u lëshoni rrugë tjerëve, se koha nuk pret…
Me respekt, Fadil Maloku, Kryetar i Shoqatës së Sociologëve të Kosoves

Share: