Home KRYESORE Koha e “Keshilltareve tradhetare”! Nga Zef Bushati

Koha e “Keshilltareve tradhetare”! Nga Zef Bushati

U shndrrua si nje mode e diteve te fundit “Tradhetia e Keshilltareve” te LSI ne Keshillat Bashkiake. E filluan disa Keshilltare te LSI ne nje qytet dhe …. : “ nuk eshte halli se kaloi miu, por eshte halli se e bene rruge”- thote populli…

Dhe vertete “minjte” e pare “Tradhetare” gjithmone jane pasuar edhe “minj” te tjere “Tradhetare” dhe rruga qe kane bere e po bejne nuk eshte me rruge fshati dhe as rruge qyteti, por po behet autostrade kryeqyteti, ku ne rastin konkret “Keshilltaret Tradhetare” te LSI po ecin lirisht drejt PS. Per ti dhene pak seriozitet ketij fenomeni te koheve moderrne, ne keto ditet e fundit, mendoj se ky demostrim i karaktereve pa karakter, i ketyre modeleve antipatik te “ Keshilltareve Tradhetare”, duhet te marre fund.

Keto qendrime e veprime te njerezve te papergjegjshem e te paformuar, ndikojne shume negativisht ne realitetin dhe shoqerine tone shqiptare. Asnjeri prej tyre nuk u detyrua, tek asnjeri prej tyre nuk eshte ushtruar dhune, por secili, me vullnetin e plote, ( madje ne disa raste edhe duke u lutur, duke futur miq e duke shpenzuar edhe para ) pranuan te kandidojne per subjektin politik, si ne rastin konkret te LSI.

Vjen nje dite, qe disa prej ketyre Keshilltareve nuk jane dakort me drejtimin apo me vijen politike qe po ndjek partia e tyre ose partia qe i kandidoi dhe qe ata e perfaqesojne ne Keshillin Bashkiak te Qytetit. E cfare duhet te bejne ?…

Duhet te bejne me te miren. Duhet te votojne ne Keshillin Bashkiak per ato çeshtje qe i sherbejne me mire bashkeqytetareve te Bashkise se tyre. Duhet te demostrojne ndershmeri, karakter dhe te justifikojne voten qe u kane dhene antaret dhe simpatizantet e partise si dhe miqte e te afermit e tyre. Kush i detyron te votojne pa ndershmeri ?

Kush i detyron te shkelin mbi karakterin e tyre ? Asnje. Edhe partia qe une drejtoj ka Keshilltare ne Keshillat Bashkiake, por kurre, ama kurren e kurres nuk i kam marre ne cel dhe nuk i kam kerkuar te votojne per interesa te Partise…. Loja me “Tradhetare” nuk lindi sot, nuk e shpiku Edi Rama, por eshte nje loje e vjeter e shpikur prej me shume se 20 vitesh. Por kjo, nuk e justifikon Edi Ramen, apo kedo tjeter drejtues te PS, qe te bejne te njejten loje te piset qe kane bere te tjeret para tyre.

“Tradhetaret”, qe kane kaluar sa nga nje parti tek tjetra, jane cfaqur si Deputete, si Keshiilltare, si Funksionar Partie, e plot kategori te tjera. Kreret e partive te medha i kane joshur dhe ata qe kane qene e qe jane pa karakter jane bere “Tradhetare”. Ama te gjithe se bashku nje emer kane: “Tradhetar”. Me e ndershme ne keto raste eshte qe ti thuash partise tende, drejtuesit te Partise tende qe: “Une nuk mendoj me si ty” dhe ta mbyllesh me ndershmeri mandatin, dhe te mos merresh me me kete pune, se sa te tradhetosh partine tende, te shkosh ne nje parti tjeter, pastaj te rikthehesh edhe nje here ne partine tende kur te vije ne pushtet, pastaj perseri te gjesh nje parti tjeter simbas intresave te tua dhe te katandisesh si nje njeri pa moral e pa karakter qe edhe femijeve te tu t’i vi turp per babain apo mamane qe kane.

Imoraliteti politik duhet te marre fund. Nuk na nderon as si popull e as si komb. Jemi shquar si njerez me karakter te forte, trima dhe te ndershem. Mjaft na katandisi politika si mos me keq. Kur “Tradheton” nje Keshilltar per nje interes shume shume te vogel, cfare mund te beje nje qeveritar per nje interes shume shume here me te madh ? Tradheti ? Tradheti ndaj kombit, ndaj atdheut, ndaj popullit ? Katastrofe qe duhet te marre fund.

Share: