Home KRYESORE Kumbaro: Unë jam politike, nuk di a do shembet Teatri Kombëtar. Vokshi:...

Kumbaro: Unë jam politike, nuk di a do shembet Teatri Kombëtar. Vokshi: Dorëhiqu, e paaftë

“Unë jam njeri politik dhe si e tillë kam vullnetin e mirë të bëhet Teatri i ri Kombëtar. Përgjigjen a do shembet apo jo nuk e di. Këtë mund tua thonë instancat ligjore”. Kështu deklaroi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë një debati të nxehtë që po zhvillohet sot në Komisionin e Medias në Kuvend. Deputetët e PD për të disatën herë i drejtuan pyetjen e drejpërdrejtë: A do të shembet Teatri Kombëtar? Por ministrja e Kulturës i është shmangur kësaj pyetje.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi i ka kërkuar Kumbaros të japë dorëheqjen, duke e quajtur atë të paaftë.

Vokshi: Je e paditur, jep dorëheqjen.

Kumbaro: Nuk e jap dorëheqjen. Unë flas për dokumente zyrtare. Në emër të Teatrit Kombëtar janë shpenzuar 6 milionë dollarë, por projekti u ndërpre. Kryeministri shpreh vullnetin politik për një godinë të denjë teatri. Mënyra si do të ndërtohet do të jetë rezultat i procedurës ligjore. Do të ndërtojmë teatër të ri, sepse teatri për të cilin flasim është në kushte skandaloze. Turp të keni.

Vokshi ka këmbëngulur në një përgjigje direkte ndaj Kumbaros, por ka qenë deputeti socialist, Ismet Beqiri, që ka ndërhyrë duke i kërkuar Vokshit të lërë ministren të flasë.

Beqiri: Je në rrezik të shkatërrosh dhe muret, jo më mendjet tona. Boll.

Vokshi: Ule zërin.

Beqiri: Po na fyen të gjithëve, edhe qytetarët që na dëgjojnë.

Vokshi: Qesharak, mos e merr mikrofonin.

Beqiri: E marr sa herë të dua.

Vokshi: Mos më përqesh mua.

/Opinion.al

Share: