Home KRYESORE SHBA bën gati ushtrinë: Do sulmojmë…

SHBA bën gati ushtrinë: Do sulmojmë…

Shtëpia e Bardhë nuk përjashton mundësinë e një sulmi ajror kundër objektivave të regjimit sirian në përgjigje të sulmit të mundshëm kimik ndaj popullsisë në Duma.

“Nuk do të përjashtoja asnjë mundësi”, – është përgjigjur për shtypin amerikan, Thomas Bossert, këshilltar i presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare dhe anti-terrorizmin.

“Në këto momente jemi duke verifikuar sulmin”, – ka thënë ai, duke shtuar se ai dhe pjesa tjetër e ekipit të sigurisë kombëtare janë në kontakt me Trumpin sa i takon mënyrës së një përgjigjeje të mundshme.

Uashingtoni, së bashku me tetë vende të tjera, anëtare të Këshillimit të Sigurimit në OKB (Britania e Madhe, Franca, Polonia, Holanda, Suedia, Kuvajti, Peruja dhe Bregu i Fildishtë), ka kërkuar një mbledhje urgjente. Lajmi u bë i ditur nga misioni britanik në Pallatin e Qelqtë. Mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit duhet të zhvillohet të hënën (nesër).

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është “jashtëzakonisht i alarmuar” nga akuzat sipas të cilave janë përdorur armë kimike kundër civilëve në Duma të Sirisë.

“Kombet e Bashkuara, nuk janë në gjendje të verifikojnë këto sinjalizime, shton Stephane Dujarric, – por Guterres thekson se çdo përdorim i armëve kimike, nëse konfirmohet është i paligjshëm dhe kërkon një hetim të thellë”.

360grade.al

Share: