Home KRYESORE Brukseli i vendosur të mbajë marrëveshjen bërthamore iraniane

Brukseli i vendosur të mbajë marrëveshjen bërthamore iraniane

BRUKSEL-BE-ja është e vendosur të ruajë marrëveshjen bërthamore iraniane, pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për t’u tërhequr, deklaroi sot në mbrëmje në Romë shefja europiane e diplomacisë, Federica Mogherini.

“Marrëveshje e Vjenës 2015 i përgjigjet objektivit të saj që është garantimi që Irani të mos zhvillojë armë bërthamore, Bashkimi Europian është i vendosur që ta ruajë atë”, insistoi Mogherini.

Ajo u shpreh gjithashtu veçanërisht e shqetësuar pas njoftimit të sanksioneve të reja amerikane kundër Teheranit nga presidenti Trump.

Presidenti amerikan, donald Trump njoftoi sot tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane, që e cilësoi si shkatërrimtar si dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Teheranit.

360grade.al

Share: