Home KRYESORE Bënte namin me vjedhje në Himarë, policia arreston 38 – vjeçarin nga...

Bënte namin me vjedhje në Himarë, policia arreston 38 – vjeçarin nga Tirana

Policia ka arrestuar një person si autorin e 10 banesave në Himarë. Në pranga ka rënë Kristaq Andoni, 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili është autorë i 10 vjedhjeve të banesave të kryera në Vuno, Himarë, të dokumentuara si më poshtë:

1- Në datën 05.01.2018 – vjedhja e banesës së shtetases Gj.B.

2- Në datën 20.03.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit K.Ll.

3- Në datën 07.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetases A.K.

4- Në datën 19.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetases V.B.

5- Në datën 25.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit K.P.

6- Në datën 28.06.2018 – vjedhje e banesës së shtetasit V.A.

7- Në datën 16.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetases Gj.B.

8- Në datën 30.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit A.K.

9- Në datën 30.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit F.D.

10- Në datën 17.08.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit P.B.

Në këto banesa të banuara dhe të pabanuara, janë vjedhur kryesisht vegla pune, shuma lekësh, bizhuteri, sende të ndryshme etj.

Gjithashtu në momentin e kapjes në flagrancë, gjatë kontrollit që është ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte të markës “Peugeot” me targa TR 301 CTX, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 1.3 gramë, e dyshuar e llojit “Kokainë”.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”./tvklan.al

Share: