Home KRYESORE Publikohen SMS-të e Xhisielës për gazetaren: Jam ndjerë nën presion

Publikohen SMS-të e Xhisielës për gazetaren: Jam ndjerë nën presion

Dy ditë më parë Xhisiela Maloku dha dy intervista për Top Channel dhe Tv Klan.

Teksa po qëndronte në studion e TV Klan, Xhisiela duket se u pendua për intervistën e dhënë për gazetaren Eni Vasili në Top Channel, dhe nuk i kurseu kritikat nga studio e “Opinion”.

“Intervista ime e vërtetë është kjo në Klan, Top Channel më ka nxjerrë deklaratat jashtë kontekstit”, deklaroi Xhisiela.

Gazetarja Vasili reagoi menjëherë duke u shprehur se Xhisiela dha edhe një intervistë tjetër për një gazetar të Top Channel, por Eni Vasili vendosi të mos e transmetojë duke thënë se Xhisiela kishte dhënë intervistë duke lexuar një deklaratë që kishte në letër.

Shqetësimin për intervistën e dytë, nga e cila pretendon se ka kaluar në depresion, Xhisiela e ka komunikuar edhe përmes një mesazhi, të transmetuar në rubrikën “Fol me psikologen”.

Aty ajo kritikon ashpër si Eni Vasilin dhe Anila Hoxhën, duke thënë se e intervistuan si të ishte në hetuesi. “Jam ndjerë si nën presion dhe në gjendje shumë të rëndë emocionale me ndërhyrjet e njëpasnjëshme të gazetares tjetër Anila Hoxha”, shkruan ndër të tjera Xhisiela.

v.l/ Dita

Share: