Home KRYESORE Pamje të rënda nga vrasja në Shkodër. Plumba në gojë dhe kokë...

Pamje të rënda nga vrasja në Shkodër. Plumba në gojë dhe kokë teksa viktima pinte kafe (VIDEO)

Pamje të rënda janë publikuar nga vrasja e sotme që tronditi qytetin e Shkodrës. Në atentatin e ndodhur në lagjen “Rus”, u qëllua me breshëri plumbash Fatos Ferracaku, i cili vdiq në vend.

I plagosur nga të shtënat mbeti edhe Fatmir Mehaj, që aktualisht ndodhet në spital.

Në pamjet e rënda të publikuara nga JOQ, shihet Ferracaku i shtrirë në tokë, dhe rreth tij një pellg gjaku.

Në videon disa-sekondëshe duken njerëzit rrotull tij. Verracaku u qëllua me plumba në gojë e kokë, teksa pinte kafe me të plagosurin Mehaj.

I riu ishte kushëriri i tretë i Arjan Ferracakut, i njohur ndryshe si “biznesmeni mbi kalë”, i cili u ekzekutua disa muaj më parë në një atentat mafioz./Lapsi.al

Share: