Home KRYESORE Mësojani këtë të dashurit tuaj

Mësojani këtë të dashurit tuaj

Jeta e sotme, veçanërisht raportet në çift janë bërë shumë komplekse dhe të vështirë.

Kërkimi për pak qetësi dhe rendja pas qindra këshillave dhe filozofive të jetesës, shpesh konfuzon në vend që të na ndihmojë.

Por sa herë jemi të mërzitur e të stresuar, veçanërisht me njeriun që duam, duhet të dimë që ka edhe disa truke të thjeshtë që na ndihmojnë.

Përshembull, në trupin tonë ekziston një pikë për të cilën dihet shumë pak, të cilën me të drejtë mund ta quajmë edhe pikë lumturie.

Quhet timus dhe bëhet fjalë për dy lobe të zhytur në një masë indi lidhor në brendësi të zgavrës së kraharorit, zakonisht menjëherë pas dërrasës së kraharorit dhe përpara aortës.

Ajo është urë midis trurit dhe trupit.

Zakonisht nën ndikimin e stresit kjo gjëndër zvogëlohet, gjë që çon në zvogëlimin e energjisë jetësore.

Timusi prodhon disa hormone, por vetëm njërit prej tyre i njihet funksioni – timozinës. Ky hormon luan rol në zhvillimin dhe ruajtjen e mbrojtjes imunologjike normale.

Po si ta aktivizojmë pikën e lumturisë?

Goditja e lehtë, përkëdhelja dhe masazhi i kësaj pike janë metoda shumë efikase.

Gjëndrën e kraharorit mund ta stimuloni edhe me grusht, vetëm që duhet goditur lehtë, jo të goditet fortë gjoksi. Gjithashtu mund ta masazh me gishta për 20-30 sekonda dhe merrni thellë frymë.

Do të ndieni një rrëqethje në trup dhe do të keni ndjenjën e gëzimit dhe të lumturisë.

Mund të kalojë një kohë e caktuar derisa të ndieni diçka, mirëpo bëjeni këtë ushtrim çdo ditë dhe me siguri do të përjetoni efikasitetin e tij.

Mësojani këtë praktikë edhe të dashurit tuaj.

b.m. / dita

Share: