Home KRYESORE ShBA dhe mbare bota humben liderin qe i dha njerezimit liri dhe...

ShBA dhe mbare bota humben liderin qe i dha njerezimit liri dhe demokraci

Nga Prof. Lisen Bashkurti

U nda nga jeta George H.W.Bush, ish presidenti I 41-te I ShBA. Jeta e tij ishte e mbushur me kontribute te pafund, duke ia nisur nga pjesemarrja aktive ne Luften e Dyte Boterore deri ne perfundimin triumfal te Luftes se Ftohte.

Popuj e vende te ndryshme te botes e kujtojne George H. W. Bush per ndihmesen qe u ka dhene ne dobi te paqes, lirise she demokracise.

Mbare popujt e vendet e Evropes Lindore e kujtojne kontrubutin e jashtezakonshem te George H.W.Bush per rrezimin e ‘Perdes se Hekurt’ dhe dhenien fund te sundimit te Bashkimit Sovjetik mbi to.

Populli Gjerman e kujton dhe nderon ne menyre te vecante George H.W. Bush per shembjen e Murit te Berlinit dhe bashkimin e Gjermanise, ngjarje qe I fund ndarjes se Luftes se Ftohte dhe I hapi rruge procesit te demokratizimit dhe te integrimit Euro-Atlantik vendeve te Evropes Lindore dhe disa prej ish republikave te Bashkimit Sovjetik.

Populli shqiptare, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe kudo ne Ballkan dhe ne bote e kujton dhe nderon jeten e vepren e George H.W.Bush per dhenien fund te diktatures komuniste ne Shqiperi dhe futjen e saj ne rrugen e lirise dhe demokracise.

Ne kete dite humbje te madhe, populli shqiptar nderon edhe kontributin e paharruar te ish presidentit George W. Bush, vazhdues I vepres se George H. W. Bush per pavaresine e Kosoves dhe per integrimin e Shqiperise ne NATO.

Sot u nda nga jeta George H. W. Bush. Por jeta, veprat dhe kontributet e tij jane te misheruara ane e mbane botes, duke e mbajtur perjetesisht te gjalle ne memorien e njerezimit.

Share: