Home KRYESORE Kreshnik Xhaferaj 19 vjet si kuzhinier, sot bën shkollën profesionale “Neranxi”

Kreshnik Xhaferaj 19 vjet si kuzhinier, sot bën shkollën profesionale “Neranxi”

Kreshnik Xhaferaj vjen nga qyteti Vlorës, është i martuar dhe ka dy fëmije. Ai ka punuar si kuzhinier prej 18 vjetësh dhe kete profesion e ka filluar ne emigrim.

“Kam jetuar 7 vjet ne Greqi ne ishullin e Kretës … ku chef kuzhine kishim një chef francez… Kam punuar 6 vjet ne kuzhine ne dy restorante. 

Ne vitin 2006 vendosa te kthehem përfundimisht ne Shqipëri ne qytetin tim te lindjes Vlore ku u punësova menjëherë ne kompleksin turistik sportiv “Liro” ku vazhdova punën për 9 vjet deri ne vitin 2017.

Pas një pune goxha intensive fitova dhe eksperiencën e te gatuarit ne restorante te Vlorës ku sipas mendimit tim kuzhina mesdhetare ne qytetin tone është e pranishme.

Por, kuptohet se çdo kuzhinier i shton fantazinë e artit te gatimit dhe kjo behet kompeticion dhe diferenca ne shije është thelbi i kësaj gare profesionale qe përkthehet ne kënaqesine e klientëve dhe sigurisht kush i kënaq me shume, ka me shume pune dhe fiton me shume…

Ne fakt, për këtë i jam mirënjohës dhe kopanise “N. Neranxi” për produktet e saj shume cilësore te cilat mua me janë nevojitur dhe i kam përdorur gjate punës ne Vlore. 

Personalisht kam 10 dite qe kemi hapur restorant “Marea” ne Tirane pranë stadiumit Dinamo dhe dua ta them se erëzat dhe salcat ne veçanti, por te gjitha produktet e kompanisë Neranxi po me japin rezultatin e duhur edhe ne Tirane si ne Vlore.” – thote Kreshnik Xhaferaj per Perqasje.com

Kur e pyet Kreshnikun atehere perse vazhdon Institutin Kulinar Neranxi, ndërsa ke kaq eksperience ne kuzhine dhe ke edhe restorantin tënd, ai përgjigjet se kjo shkolle është autoritet rajonal ne fushën Kulinare dhe te jesh pjese e saj sigurisht qe te jep hapësira me te mëdha suksesi.

“Çdo njeri ka nevoje te perfeksionohet dhe kjo vlen me shume ne profesionin e kuzhinierit. Ne këtë shkolle formimi profesional është i plote jo thjesht si kuzhinier, por edhe si Barmen, Pizzajol, pastiçer, menaxher dhe kamerier. Pra këtu jemi ne Shkollën e duhur te suksesit.” – përfundon Kreshnik Xhaferaj.

Share: