Home I pakategorizuar Ligji i ri fundos Bizneset e vogla, çdo lek nëpërmjet bankës

Ligji i ri fundos Bizneset e vogla, çdo lek nëpërmjet bankës

Të gjitha bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë do të duhet të kenë llogari bankare të regjistruar në emër të biznesit, ndryshe përballen me gjoba. Masa propozohet nga Ministrja e re e Financave, Anila Denaj, e cila ka nisur menjëherë nga puna, pak ditë pas marrjes së detyrës.

Drafti për ndryshimin e procedurave tatimore bazohet mbi sugjerimet e Moneyval, Komitetit të Ekspertëve për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Përmes tij synohet të reduktohet ekonomia informale dhe përdorimi i parasë fizike.

Tatimpaguesit me xhiro nga 2 milionë deri në 8 milionë lekë, në rast se nuk do të hapin llogari bankare brenda 90 ditës nga hyrja në fuqi e ligjit, do të gjobiten në masën 50 mijë lekë.

Ndërkohë, bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë dhe tatimpaguesit me status person juridik, pavarësisht qarkullimit, ndëshkohen në masën 100 mijë lekë.

Për të gjitha këto kategori, nëse kapen në shkelje një herë të dytë, ndëshkohen me dyfishin e gjobës së parë./faktor.al

Share: