Home KRYESORE Haradinaj i ‘përvishet’ ashpër Ramës: Askush nuk na jep ultimatume.

Haradinaj i ‘përvishet’ ashpër Ramës: Askush nuk na jep ultimatume.

‘Rama mos t’i jep vetës ngarkesë se ne jemi këtu’, tha i pari i AAK-së.

Kryeqeveritari Ramush Haradinaj ka treguar se gjatë darkës në shtëpinë e presidentit Hashim Thaçi i është kërkuar pezullimi i taksës 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake.

Një gjë e tillë thotë të jetë bërë nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

“Kryeministri Rama kërkesa s’mundet me pas, pasi ai qeverisë me Shqipërinë, por mundet me pas qëndrim të vetin i cili është i respektueshëm.

Kërkesa s’mundet me pas askush. Ai kishte mendimin e vetë që është mirë me u pezullu taksa”, tha Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ me Leonard Kerqukin në T7. I pari i qeverisë tregon të mos ketë pranuar këtë kërkesë të homologut nga Tirana.

Share: