Home KRYESORE Dom Gjergj Meta: Jemi të vetëdijshëm që i përgatisim të rinjtë për...

Dom Gjergj Meta: Jemi të vetëdijshëm që i përgatisim të rinjtë për të ikur

Statistikat e institucioneve zyrtare nuk janë optimiste kur bëhet fjalë për shqiptarët që ikin por edhe dëshirën e tyre për të lënë vendin përballë mundësisë së parë që u ofrohet.

Shqetësues fenomeni është te të rinjtë dhe Dom Gergj Meta e has këtë edhe në Mirditë.

Në cilësinë e ipeshkvit të  katedrales së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta thotë se kisha ka bërë një punë të mirë me të rinjtë përmes shkollës profesionale dhe programeve të ndryshme trajnuese.

Megjithatë, thotë ai për RTV Ora, nuk ka arritur ti mbajë të lidhur me vendin.

Prifti katolik thotë se dëshira e të rinjve për tu pajisur me dije dhe një zanat është e madhe por këtë e bëjnë me shpresën se kjo do tu vlejë diku jashtë,

Dom Gjergj Meta: Puna që mundohemi të bëjmë është të motivojmë të rinjtë që të mos e braktisin vendin e tyre. Nganjëherë jemi të vetëdijshëm që po i përgatisim të rinjtë për të ikur.Nganjëherë mundohemi të bëjmë punën e një nëne të mirë që thjesht përgatit çantën dhe në çantën e fëmijës së vet vendos gjërat që i duhen por e di që do të ikë një ditë. Shoh realitetin në Rrëshen, Mirditë. Atje i kemi të rinjtë deri në vitin e katërt të shkollës së mesme. Pastaj shkojnë në Universitet dhe 95% e tyre nuk kthehen më. Nuk janë kthyer më, ka 20 vjet. Mirdita ka furnizuar media, sa mirditorë dhe mirditore janë në media gazetarë. E dimë që punojmë për ti përgatitur që të ikin. 

Por duhet punuar që ti motivojmë të rrinë aty.Dioqeza e Rrëshenit ka një nga shkollat profesionale më të mira në Shqipëri. Shkolla ka qëllim që të përgatisë të rinjtë në një profesion në Shqipëri dhe të qëndrojnë këtu. Kemi aktivizuar një proces për ata që janë mbi 18 vjeç që të marrin një zanat falas.Po kështu kemi një projekt që të ndihmojmë të rinjtë të hapin një biznes. Kemi rreth 300 studentë në Mirditë që ndjekin shkollën profesionale.Ne i inkurajomë këta persona që të rrinë këtu por jo gjithmonë ja dalim.Shumë nga këta të rinj na thonë që po përgatitemi të marrim diplomën, patentën për të ikur diku.Na vjen keq që ndodh kështu por nuk mund ti pengojmë.

Edhe pse nuk mund ti vihet fre emigrimit, Dom Gjergj Meta e ka një mesazh. 

Dom Gjergj Meta: Do tu uroja të rinjve të kultivojnë brenda vetes virtytin e shpresës, të gjejnë motiv për shpresën, ka motiv për shpresën.Të shpresojnë përtej situatës aktuale, varfërisë aktuale, vështirësisë aktuale, të shpresojnë përtej varrit dhe shpresës.E kemi për detyrë të shpresojmë. Sidomos ne të rriturit kemi për detyrë ti motivojmë të rinjtë.

Share: