Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Artan Fuga: Shqipëria jonë e vogël i ngjan një anije prej letre...

Artan Fuga: Shqipëria jonë e vogël i ngjan një anije prej letre që ne po e mbysim!

Bindja ime shprehur disa javë përpara!

Nga Artan Fuga

Ndjehem i prekur në të drejtat e mia qytetare sepse :

nuk më janë krijuar kushtet juridike të shfrytëzoj të drejtën kushtetuese të votës, nuk kam alternativa për të zgjedhur, nuk i besoj një komisioni qendror zgjedhor krejt partiak dhe me vendime juridikisht të papranueshme,

sepse ende nuk kam një vendim të gjykatës kushtetuese për dekretin e Presidentit që anullon zgjedhjen e 30 qershorit,

sepse në vend të fushatave kam parë policë, protestues dhe fjalime patetike elektorale pa lidhje fare me pushtetin lokal,

sepse askund nuk kanë bërë një audit për të thënë çfarë premtoi reforma territoriale dhe çfarë pasojash reale ka sjellë,

sepse kam ndruajtje nga tensionet sociale që mund ta drobolisin Shqipërinë,

sepse komisionet zgjedhore për numurimin e votave janë të pabesueshme për mua meqë pa vëzhgues opozitarë,

sepse procesi ka vendosur mjete shtetrore në shërbim të forcave politike të privilegjuara,

sepse mendoj që me pjekuri politikanët tanë të zgjidhnin problemet ligjore fillimisht, të na e hiqnin këtë paqendrueshmërinë, paradoksin dhe pasigurinë juridike dhe pastaj në vjeshtë e mesme të shkonin në zgjedhje,

sepse kështu ne po shkatërrojmë 30 vjet demokraci të brishtë, duke krijuar një pushtet vendor monist, në një botë ku fryjnë erëra shumë të rrezikshme dhe Shqipëria jonë e vogël i ngjan një anije prej letre që ne po e mbysim.

Po e mbysiiiiiiiiiim!

Unë nuk mund të bëhem edhe pa dashje shok në këtë përgjegjësi! .

Ndjehem i prekur në të drejtat e mia politike!

Share: