Home KRYESORE “Më nxirrni vëllain dhe nusen, aman”, gruaja i lutet Ramës mes lotësh

“Më nxirrni vëllain dhe nusen, aman”, gruaja i lutet Ramës mes lotësh

Shqipëria u trondit sot nga një tërmet i fuqishëm, i cili la pas viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve, nënrrënojat e banesave ka ende persona të cilët nuk janë nxjerr, ndërsa teksa orët kalojnë situata bëhet edhe më dramatike.

Kryeministri Edi Rama aktualisht ndodhet në zonat e prekura nga tërmetit, siç është ajo e Thumanës. Numri një i qeverisë shoqërohet nga zëvendëskryeministri, Erion Braçe si dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ndërkohë, një grua mes lotësh dhe e mbërthyer nga dhimbja e madhe i është drejtuar kryeministrit me thirrjet dhe lutjet: “Më nxirrni vëllain dhe nusen, aman, mi nxirrni shpejt”.

Kujtojmë që autoritet po vijojnë punën e kërkim shpëtimit, për personat të cilët rezultojnë të zhdukur./ Opinion.al

Share: