Home KRYESORE Tmerri që ndodh në Bulqizë! Nga Endri Shabani

Tmerri që ndodh në Bulqizë! Nga Endri Shabani

Per hir te se vertetes Zamiri nuk eshte i vetmi abuzues ne Bulqize. Qe nga koha kur PD-ja vendosi te privatizonte minierat, aty eshte bere baterdia.

Kriminele te armatosur kane marre licenca shfrytezimi te galerive ne Bulqize dhe Bater duke skllaveruar punetoret, duke vjedhur pasurine tone kombetare, dhe duke demtuar te ardhmen e kesaj pasurie.

Punetoret i marrin me automatike ne koke dhe i paguajne me kg krom te mbledhur ne dite. Nuk behet fjale as per kontrate pune, as per siguri teknike dhe as per te drejtat e njeriut. Sa here qe vdes dikush (gje qe ndodh shpesh) prokuroria fajeson vetem viktimen, se domosdo viktima nuk ka para te bleje te verteten.

Menyra se si miniera eshte coptuar ne dhjetra pronare e ka bere te pamundur zhvillimin afatgjate, pasi askush nga shfrytezuesit nuk ka mjaftueshem para te beje kerkime, te hape galeri te reja apo te ndertoje furra qe te prodhoje ferrokrom.

Duke mos bere kerkime, aty ende shfrytezohen investimet e kohes se diktatures. Duke mos hapur galeri te reja, aty germohet vend e pavend, cka sjell shembje te vazhdueshme qe, pervecse vrasin punetoret, varrosin edhe nje pasuri kombetare. Kjo pasi behet e paleverdisshme per te investuar serish aty ne te ardhmen.

Ndersa, duke mos prodhuar dot ferrokrom, ne humbasim nje pasuri, pasi ne tregun boteror kerkesa per krom eshte e ulet dhe cmimi shume i lire. E kunderta ndodh me ferrokromin, i cili kerkohet kudo dhe blihet me shtrenjte.

Ne keto kushte nentoka jone nga nje bekim eshte kthyer ne nje mallkim.

Cdo vit na vidhet 100 mije ton krom, skllaverohen burra, gra dhe femije, dhe vdesin njerez te pafajshem. Detyrimet financiare qe duhej te derdheshin ne buxhetin e shtetit nuk respektohen. Asnje investim nuk eshte bere ne qytet apo infrastrukturen perreth, packa se e kerkon ligji.

Pra, nga 60 milion $ qe vlen kromi qe nxjerrim cdo vit, asnje perfitim nuk kane as minatoret, as qytetaret e Bulqizes, dhe as Shqiperia mbare.

Aty perfitojne vetem nje tufe hienash. Kriminele qe pasurohen duke skllaveruar punetoret. Skllavopronare te maskuar si biznesmene qe vene pasurine me te madhe ne Shqiperi, duke rrjepur qytetin me te varfer ne vend. Ministra qe shkojne e vijne duke mbushur xhepat me zbrazjen e minierave. Prokurore qe bejne vila mbi malin me viktima. Si dhe pseudo shoqata e sindikata qe sillen si pronare te minatoreve, dhe teksa te tjeret i perdorin per te nxjerre krom, keta i perdorin per te nxjerre projekte.

Nje grusht njerezish qe kane hipur mbi kurrizin e minatoreve, duke i trajtuar si skllever, ne vendin e tyre, me pasurine tone te perbashket.

Prandaj zgjidhja nuk eshte as “zbutja” e Zamirit dhe as citimi i Kodit te Punes. Historia ka treguar qe me skemen aktuale, keto jane thjesht bojatisje, nga ato qe ben Rama mbi rrenojat e pallateve te shembura.

Zgjidhja eshte vetem anullimi i te gjitha licencave private te shfrytezimit dhe rikthimi i kesaj pasurie nen administrim publik.

Krijimi i nje shoqerie aksionere ku shteti te kete paketen kontrolluese, ndersa nje pjese tjeter e aksioneve te dedikohet per shqiptaret e diaspores, duke i lidhur ata me pasurine kombetare.

Kromi eshte prone kombetare dhe prej tij duhet te perfitoje cdo shqiptar.

Prandaj me parate e fituara nga aksionet e shtetit duhet te krijohet nje fond publik per arsimin dhe strehimin, ku prioritet te kene femijet e minatoreve dhe qyteti i Bulqizes.

Share: