Home KRYESORE Relativiteti i ndershmërisë me veten dhe shoqërinë…

Relativiteti i ndershmërisë me veten dhe shoqërinë…

Nga Artur Nura

Ndershmërinë e kam dashur gjithmonë, por në fakt besoj se edhe ajo si fenomen social-politik dhe kulturor është e mbizotëruar nga relativiteti I saj i cila rezulton absolute vetëm me veten.

Jam i sigurtë që publikisht të gjithë paradeklarohemi të ndershëm, por pak ngelemi të tillë kur e vërteta e relativitetit vjen në një çast domethënës. Kjo padyshim si nga pikëpamja dhe relacionet Individit kundrejt shoqërisë ashtu edhe individit karshi familjes dhe vetes.

Fillimisht më duhet të them se këtë lloj reflektimi e pata kur këto ditë në rrugët e Tiranës pashë një ish ministër të brëndshëm të periudhës komuniste, historinë familjare të të cilit e dija nga xhaxhai im i cili e kish patur komshi pas diplomimit të tij në Poloni!

Ai ish ministër, shumë i fuqishëm politikisht për kohën e tij, tashmë është një burrë plak, i kërrusur nën peshën e viteve dhe që kalon ditët e tij nën peshën e kujtimeve personale si gjithë të tjerët, por që për rastin e gjithësejcilit janë specifike…

Zotëria nga një punëtor i thjeshtë dhe besimtar tek Zoti, u bë sekretar Partie në një ndërmarje socialiste, më pas sekretar partie i një qyteti periferik dhe në fund, fare pa e pritur, Ministër i Brëndshëm dhe i gjithë pushtetshëm deri një post më poshtë diktatorit…

Kjo arritje I bëri të mundur atij të sjellë të gjithë familjen e tij në një nga Vilat më të qënësishme të Kryeqytetit të varfër Shqiptar! Në atë botë, ai ka qënë sigurisht I ndërgjegjshëm se aty nuk e solli Zoti, por diktatori i cili duhet të jetë bërë Zoti i ri për të…!

Mu kujtua se në vitet 1990-te ndërsa shoqëria kish filluar të kërkonte ndryshime dhe pluralizmim politik,  dikush tha se ishte dhënë edhe një urdhër nga ministri i atëhershëm i brëndshëm për të qëlluar mbi turmat që të ruhej sistemi komunist i vëndit dhe vlerat e tij!

Tek e shikoja atë burrë ashtu të kërrusur në një moment jetësor të cilit askush nuk mund ti shpëtojë, u ndjeva i sigurtë që padyshim ai e kishte dhënë atë urdhër jo më për të mbrojtur diktatorin, por për të ruajtur të gjitha të mirat materiale që ai i kish dhënë familjes së tij dhe që pa të cilat nuk arrinte dot të përfytyronte veten që të bëhej…, ne fakt pak a shumë ndoshta kështu siç është sot!     

“Njeriu në jetë dëbiret , dëbiret dhe shkretë…”

Duke i qëndruar reflektimit nga pikpamja e relacioneve Individ – shoqëri padyshim që metamorfoza e ish ministrit komunist në ditët e sotme ndodh tek gjithësicili në mënyra të ndryshme dhe besoj se vlen të ndajmë parimisht një ide të përafërt me lexuesin e gazetes për të kthjelluar sadopak individin e sotëm në lidhje me këtë fenomen të pashmangshëm natyral dhe njerzor.

Personalisht jam I sigurte qe shume prej nesh, ndonese nuk e pranojme hapur mendimin poetik Nolian qe thote: “njeriu ne jete debiret , debiret dhe shkrete…” e kane provuar ne forma dhe rrethana te ndryshme kete filozofi idealiste jo vetem Noliane.

Besoj apriori se me ndërrimin e pushteteve politike shumë qytetarëve u bie të ndjehen të ndershëm ndërsa akuzat dhe pathosi I tyre shkrihen në nji mbi politikanin e korruptuar dhe administratorin batakçi!

Por…, kur ndërrimi I pushtetit  I hedh ata në një zyrë të caktuar, shumë pak prej tyre nuk I nënshtrohen “bujarisë” së njohur të zarfave me para të cilat pa të lodhur të rregullojnë shtëpinë, familjen, garantojnë pushimet…!

Në sistemin gjyqësor…

Po kështu, por me ngjyra të tjera ndodh realiteti karshi gjykatësit i cili I sapo ardhur në detyrë pas bankava të fakultetit, apo edhe ndonjë eksperiencë tjetër, me passion respekton prokurorin, ligjin dhe dëgjon me skeptiçizëm avokatin ndërsa me drejtshmëri ndëshkon krimin!

Por, kur edhe këtij njeriu si gjithë të tjerët, i shfaqet pushteti i parasë afër dhe I mundshëm, ai rezikon të konvertohet në të mira të mundëshme materiale dhe familjare! Natyra e tij njerzore padyshim që i nënshtrohet llogarisë dhe përfitimeve të mundëshme!

Gjykatësi në këtë rast bëhet si gjithë njerzit e tjerë dhe arsyeton se asnjë ligj nuk është I përjetshëm dhe se ligjet amendohen e kjo sjell që ndërsa një veprim sot gjykohet I gabuar, ai nesër mund të rezultojë I drejtë…!

Nga njeri i zakonshëm ai në fund në vënd të Ligjit Zot pranon paranë si të tillë duke bërë biznes me pozicionin e tij dhe përmisuar jetën e familjes dhe ndoshta fëmijëve, por duke rezultuar në fund i korruptuar…!

Ne familje midis brezave dhe kohëve…

Qe askush nuk I shmanget këtij fenomeni besoj se analiza e tij njerzore është intersante në kënd vështrimin individ – familje dhe vetja. Në këto dimesione atij nuk  mund ti shpëtojë askush si nga pikëpamja gjinore, apo qoftë edhe socio-politike dhe kulturore e gjithësijcilit.

Besoj apriori se gjithësijcili nga ne kujton vitet kur ishte fëmijë dhe u kërkonte prindërve veç më shumë përgjegjësi dhe më shumë mundësi jetësore, padyshim duke ju referuar bashkë-moshatarëve të cilët rezultonin më komod nga pikpamja e trashëgimisë familjare!

Sigurisht në atë botë të gjithë besojnë se kur të vije dita që do bëhet prind do ishte shumë më i mirë me fëmijët e tij apo të saj, seç ishin të titë me të… Por, ndërsa jemi të tillë nuk bëjmë më shumë se kujtojmë fjalët e tyre të thëna me sqim dhe mendojmë si tua trasmetojmë sa më mirë fëmijëve tanë këtë leksion të jetës…!

Share: