Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Ish ministri jep alarmin: 29 raste me Coronavirus ne Itali, 2 te...

Ish ministri jep alarmin: 29 raste me Coronavirus ne Itali, 2 te vdekur, Shqiperia ende edhe pa “Karantine”!

Nga Tritan Shehu

Mjeket e personeli jane nen rrezik te larte, 5 nga te prekurit midis tyre.

Ndersa Italia po ngre lart nivelin e alarmit dhe transparencen me publikun, institucionet shqiptare qendrojne te “ngurosura” mbas “sekretit shteteror”.

Nivelet me te larta italiane paraqesin para publikut gjendjen, mundesite e zhvillimit te skenareve te shumte, masat strategjike e konkrete qe po merren, mbeshtetjet financiare, teknike, logjistike a njerzore per ato, ne Shqiperi “sekreti” u ka vulosur gojen institucioneve tona.

Fakti qe ne Itali rastet u shtuan me shpejtesi e 5 jane personel shendetesor, duhet te ngreje ne ekstrem alarmin per rrezikut qe i kercenohet dhe vendit e personelit tone, duke na bere te analizojme realitetin tone “afrikan” shendetesor, te percaktojme cfare mund te behet nderkaq per te perballuar nje hyrje te mundeshme te virusit tek ne, per tu mbrojtur.

Gjithashtu deshtimi i asaj forme “karantine” te realizuar ne anijen “Diamond Princess” po i ben te gjthe te kuptojne kompleksitetin e ngritjes se saj, ndersa per ne ne Shqiperi eshte shume thjesht, nuk kemi asnje te tille, as perpiqemi te kemi, duke u fshehur pas “Sekretit Shteror”.

E pa tolerueshme kjo!

Share: