Home KRYESORE FILM HORROR PËRDHUNIMI/ Zbardhet ngjarja, I DASHURI 19 vjeçar e filmoi gjatë...

FILM HORROR PËRDHUNIMI/ Zbardhet ngjarja, I DASHURI 19 vjeçar e filmoi gjatë seksit, më pas e nxorri për PËRDHUNIM në grup nga shokët e klasës (NGJARJA E KËLCYRËS)

Në orën 20.00 të mbrëmjes së djeshme, vajza 18 vjeçare nga fshati Goricë, njësia administrative Sukë, nuk ishte ndjerë mire, në shtëpi. Të qarat kanë detyruar prindërit që të kërkojnë informacion më shumë se çfarë ka ndodhur me vajzën e tyre.

E ka rrëfyer ngjarjen tragjike. Sikurse për prindërit, në orën 22.00, edhe në komisariatin e policisë së Këlcyrës.

Gjimnazistja e shkollës “Sejfulla Maleshova” në Këlcyrë, kishte një të dashur 19 vjeçar. Ky i fundit, gjatë kryerjes së marrdhënieve seksuale ka bërë video në celularin e tij. Më pas, nëpërmjet kësaj video, e ka shantazhuar, disa herë. Ia dërgonte videon në aplikacionin ëhatsapp dhe i thoshte se nëse nuk do bënte çfarë thoshte ai, videon do e shpërndante në rrjetet sociale.

E trembur, e turpëruar, pa ditur sesi të veprojë, gjimnazistja i është bindur kushteve të vendosura nga i dashuri. Ky i fundit, i ka kërkuar të shkojë me disa çuna të tjerë të gjimnazit. Ta provonin edhe ata seksin me të.

Vajza ka shkuar te vendi që do të takohej me të dashurin e vet. Aty nuk ka gjetur vetëm 19 vjeçarin. Aty ka gjetur shumë djem. E kanë zhveshur, e ndërsa ajo qante e bërtiste, askush nga djemtë nuk e ka vrarë mendjen. Ka filluar përdhunimi…

Në këtë pikë, vajza kalon në gjendje shoku, dhe policia nuk jep detaje sesa djem e kanë përdhunuar ndërkohë që presin përgjigjet nga spitali.

Policia ka vepruar menjëherë. Dhe në momentet që shkruajmë, janë me dhjetëra persona, të gjithë ata që kanë parë skenën, që janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Këlcyrës. 12 vetë janë shoqëruar; 6 prej tyre janë të ndaluar; dy janë arrestuar…

Autoritetet e Shkollës “Sejfulla Maleshova”, nuk kishin dijeni për ngjarjen…/NewsBomb.al

Share: