Home KRYESORE Koronavirusi/ OBSH bën thirrje të evitohen pagesat me kartmonedha

Koronavirusi/ OBSH bën thirrje të evitohen pagesat me kartmonedha

Organizata Botërore e Shëndetit i ka bërë thirrje që të shmangen sa më shumë pagesat me kartëmonedha.

Specialistët e saj thonë se virusi mund të përhapet nëpërmjet kartëmonedhave kështu që ata nxisin njerëzit ti bëjnë pagesat në mënyrë dixhitale.

Të gjithë ata që kanë përdorur kartëmonedha, duhet të lajnë menjëherë duart pasi Covid-19 mund të qëndrojë te paratë ashtu si në çdo sipërfaqe tjetër për disa ditë”, thuhet në një nga deklaratat e OBSH-së.

Aktualisht numri i të prekurve nga epidemia a koronavirusit është 109,805 në të gjithë botën. 3802 njerëz kanë vdekur si pasojë e tij ndërsa 60,694 janë shëruar.

Kina është vendi ku ka më shumë të prekur me rreth 80% të rasteve të konfirmuara, e ndjekur nga Italia dhe Koreja e Jugut. /Opinion.al

Share: