Home KRYESORE Koronavirusi, Rama:Mbyllen shkollat, pezullohen fluturimet me Italinë e…

Koronavirusi, Rama:Mbyllen shkollat, pezullohen fluturimet me Italinë e…

Qeveria po zhvillon një mbledhje të jashtëzakonshme pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se do të pezullohen fluturimet direket nga Italia e Veriut  deri më 3 prill. Po ashtu, kryeministri tha se shkollat do të mbyllen për 2 javë, ndërsa theksoi që të shmangen grumbullimet masive

“Masat e sotme, gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar janë pezullimi i fluturimeve direket nga Veriu i Italisë dhe me të gjitha zonat e kuqe deri në datën 3 prill, mbyllja e institucioneve arsimore për 2 javë për të ndaluar përhapjen e pastaj vlerësimi më tej. Të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të mbyllim të gjitha grumbullimet masive kulturore arsimore dëgjesave publike deri më datën 3 prill,  për të parë dinamikën e këtij zhvillimi e për të vendosur për më tutje”,-tha Rama./ Opinion.al

Share: