Home KRYESORE Duhet të paktën një vit për të zbuluar orgjinën e koronavirusit

Duhet të paktën një vit për të zbuluar orgjinën e koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se gjetja e origjinës së koronavirusit mund të marrë të paktën një vit.

Duke folur nga Gjeneva, një ekspert i OBSH-së për viruset që përhapen nga kafshët, ka thënë se të dhënat e marra deri tani kanë drejtuar kërkimet te lakuriqi, si burim kryesor dhe më pas tek disa kafshë tjera si mbartëse.

Sipas OBSH, ky virus mund të ketë kaluar prej disa lakuriqëve në disa kafshë tjera, para se të kalonte në njerëz, mirëpo lloji i kafshës mbetet ende i paqartë.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt se ku ka shpërthyer virusi saktësisht. Sipas disa të dhënave ka dyshime për një treg të kafshëve në Wuhan, mirëpo nga 41 rastet me koronavirus, vetëm 27 prej tyre kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë me këtë treg, raporton BBC.

Më 2012, kur u shfaq virusi MERS, u bënë kërkime për një vit për të kuptuar që sëmundja ka pasur si origjinë devenë./Opinion.al

Share: