Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Aktivistja i bën thirrje gazetares së njohur të mos bëjë emision me...

Aktivistja i bën thirrje gazetares së njohur të mos bëjë emision me të përdhunuarën e mitur! Ja pse:

Të lutem Arbana mos !
Nuk mund ta bësh këtë,
Nuk mundesh.
Ka ditë që kjo histori më ka përzjerë stomakun dhe shpirtin sidomos, por kam heshtur.

Po kur pashë reklamën tënde mu zbraz stomaku.

Të paktën ne femrat shqiptare pa dallim përkatësie, pasurie, arsimi etj, sduhet tja bëjmë këtë njëra tjetres…

Historia tragjike e 15 vjecares që me gjasa ka filluar që kur ajo ka qënë 13 vjec, është një histori e dhimbshme deri në palcë, përmban cdo realitet shqiptar ajo histori..

Përmban imoralitetin e pandëshkuar që ka pushtuar këtë vend, përmban promovimin e femrave seksi qoftë dhe me silikon dhe me dashnorët trafikantë droge që për ironi i quajnë dhe biznesmenë (le të flasim hapur), promovim i cili kthen femrat në plackë tregu pa vlerë dhe dinjitet ..

Përmban kotësinë dhe falsitetin e atyre femrave që “falë” diktatit të një mashkulli kryetar partie sot luajnë melodramën e deputetes ose opozitares të prekur në zemër nga kjo tragjedi.

Përmban kotësinë e shumë strukturave që ky shtet bashkëpuntor në krim me heshtjen dhe kodoshllëkun e tij I ka ofruar kriminelëve.

Ka ligje, rregullore, akte ndërkombëtare dhe me dhjetra e dhjetra struktura ky palo shtet, gjoja për të mbrojtur fëmijët, ka Agjensi pompoze për mbrojtjen e fëmijëve, që e di si quhet për ironi… quhet Agjencia Shtetërore e Mbrojtjes së Fëmijëve, po ka Kryetare po ka punonjës, po sidomos ka RROGA QE MERREN KOT !!! Dhe ngjarje si kjo e vërtetojnë.

Po ka dhe struktura të tjera që mbrojnë fëmijët ky shtet, i ka në Institucione Kushtetuese, në Polici, sidomos në cdo Bashki…. Dhe të gjitha HANE BUKE KOT !!!

Në Shqipëri të shpëton vetëm rastësia dhe klithma e shpirtit, të tjerat janë kot.

U mor vesh falë organizatave jo qeveritare rasti i vogëlushes me fëmijëri të vrarë nga Babrruja, po sa krime, përdhunime, vetvrasje dhe inceste i ka mbuluar koha dhe frika në këtë tokë.

Ka që kërkojnë dorëheqjen e Ministres, pasi nuk rreshtin së bëri politikë edhe në kësi ditësh, ndërkohë unë do të doja një ndëshkim historik për perversin plak dhe perversat e tjerë ( dhe nuk po ta them cfarë ndëshkimi do propozoja se do tmerroheshe), për Drejtorin e Shkollës sidomos, që sot duhet të ishte mbrapa hekurave duke u dridhur si purtekë, të ndëshkoheshin burrecat dhe ta shikonin dhe ata që fshihen e presin që vala të bjerë.. se cdo të thotë të prekësh me dorë dhe të poshtërosh një femër shqiptare.

E kam thënë përherë dhe e ripërsëris, femrën shqiptare E SHPETON VETEM VETJA, jo burrat e aq më pak aleancat dhe kuotat dhe emërimet e tyre politike dhe administrative, përkundrazi, ato kuota dhe ato gra na vrasin shumë më shumë, sepse na tradhëtojnë, i dorëzohen pazarit dhe skllavërisë moderne.

Të lutem Arbana, mos e shndrro tragjedinë e femrës shqiptare në një klikim sipërfaqësor mediatik, tragjedia është shumë më e thellë se aq, ti je vajzë e mirë, je e bërë vetë, hajde nesër në marshimin e femrave shqiptare… hajde që ti japim këtij palo shteti një shtysë, që ti bashkrendojë institucionet, punët dhe ti përgjojë të drejtat e fëmijëve në cdo cep të këtij pëllëmbë vendi… hajde.. dhe po erdhe.. misoni yt është shumë më shumë se emisioni i radhës.

brizida gjikondi

Share: